Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, mburret me sukseset e shqiptarëve, kampionëve olimpikë.
Ai ka ilustruar disa foto, ku shihen kampionet olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, trajner më i mirë në botë Driton Kuka.
Po ashtu atletja Luiza Gega, kampione e Evropës në disiplinën 3000 metra me pengesa.
“O sa mirë me qenë shqiptar, që ne me djersën tonë e kemi shkruar historinë e sportit shqiptar dhe i treguam botës se jemi nipat e mbesat e Adem Jasharit dhe Skënderbeut.
Kjo është krenari kombit i lashtë arbënore”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.