Zagklis takohet me drejtuesit e KOK-ut, kërkon përkrahje për FBK

Sporti

Zagklis takohet me drejtuesit e KOK-ut, kërkon përkrahje për FBK

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:53
Pamje nga takimi

Sekretari i përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis ka vazhduar sot vizitat e tij në Kosovë, ku tani është takuar edhe me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), respektivisht presidentin, Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Besim Alitin.

Po ashtu, të pranishëm në këtë takim ishin edhe edhe drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), kryetari Arben Fetahu, sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku dhe anëtari i Bordit, Leart Hoxha.

Presidenti Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e KOK-ut për të vazhduar përkrahjen për zhvillimin e basketbollit kosovar, edukimin e trajnerëve si dhe masivizimin e basketbollit 3x3.

Zagklis kërkoi nga drejtuesit e KOK-ut që të vazhdojnë përkrahjen drejt FBK-së sa i përket projektit 3x3, me shpresë se në të ardhmen Kosova të prek kualifikimet në Botërorin e 3x3, dhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028.

KOK-u dhe FBK tashmë veçse e kanë krijuar një grup punues për zhvillimin e 3x3 në Kosovë, ndërsa janë në pritje të mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ky sport shumë atraktiv të zhvillohet sa më shumë në vendin tonë dhe të jetë i suksesshëm në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat