Dje, janë zhvillua takimet e xhirosë së 5-të të Kupës së 37-të të Evopës në shah "Mayrhoven 2022" në Austri.
Ekipi i Dardanisë ka shënuar fitore duke mundur Zuid Limburg të Holandës me rezultat 4:2. Fitore për Dardanët shënuan, Përparim Makolli, Ardian Jashari dhe Ibrahim Asllani, kurse remizuan Korab Saraçi dhe Alban Krasniqi. Disfstë pësoi Endrit Uruçi.
Në anën tjetër, ekipi i Drejtësisë pëspi edhe një disfatë, kësaj radhe ata u mundën nga Celtic Tigers të Anglisë me rezultat 3,5:2,5. Për Drejtësinë fitore shënuan, Nderim Saraçi dhe Armend Budima, kurse remizoi Avni Ermeni.
Disfatë pësuan, Murtez Ondozi, Afrim Fejzullahu dhe Astrit Zymberi.
Të shtunën , më 8 tetor nga ora 14,00, Dardania luan kundër BBS Frydek-Mistek të Çekisë , kurse Drejtësia për kundërshtar do ta ketë përfaqësuesin e Austrisë SV Raika Rapid Fiffernitz.