Tirana dhe Teuta shpallen kampionë për vitin 2022

Sporti

Tirana dhe Teuta shpallen kampionë për vitin 2022

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:31
Tirana dhe Teuta shpallen kampionë për vitin 2022

Në mjediset e Akademisë Barleti në kryeqytet, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Pingpongut për të rritur.

Në këtë event morën pjesë ekipet e Elbasanit, Tomorit, Teutës, Tiranës, Top Spin Tirana, Akademia Gjikondi, Vllaznisë, Përmetit, Librazhdit dhe Partizanit.

Kampionati pati mjaft rivalitet, teksa rezultati i ngushtë 3-2 u fiksua në shumë ndeshje.

Për meshkuj, kampion u shpall ekipi i Tiranës, që la pas Elbasanin dhe Tomorin. Ndërsa për femra, kampione e Shqipërisë për vitin 2022 u shpall Teuta, duke lënë pas Tomorin dhe Elbasanin.

Në event morën pjesë tenistët më të mirë në vend, që dhuruan emocione dhe sfida me rivalitet të madh. Te meshkujt, Tirana zbret nga froni Elbasanin, ndërsa te femrat, ekipi i Teutës mori titullin e nëntë radhazi. Së shpejti, Federata e Pingpongut do të organizojë edhe Kupën e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat