Klubi i pingpongut “Gani Maloku i Ferizajt”, falë lojërave të mira që treguan gjatë këtij edicioni, edhe zyrtarisht janë pjesë e Superligës së Kosovës (femrat).
Kryetrajneri i KPP “Gani Maloku”, Ylli Maloku, ka bërë një punë të madhe me vashat e tij duke i realizuar qëllimet që kishte para vetes.
Ky është një sukses i madh për ekipin, ku ka një numër të talenteve të mëdha që premtojnë shumë në të ardhmen.
“Sot përfunduam kampionatin ekipor për femra në Ligën e Parë të Kosovës dhe u shpallëm nënkampion, ku edhe zyrtarisht jemi pjesë e superligës së femrave në Kosovë.
Suksese vajzave në Superligë”, njofton KPP “Gani Maloku”.