Karateistet e Kombëtares së Kosovës, Behije Mustafa dhe Rinesa Osmani, do të luftojnë të dielën për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë për junior.
“Të dielën priten luftat (kumite) për vendin e tretë në kategoritë Junior(16,17 vjeç femra)”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.
Behija dhe Rinesa shumë afër suksesit të madhe.
Karateistet tona po tregojnë cilësi, dëshmia më e mirë është se janë në garë për medalje.