Një emër që rrallë e për mall përmendet është Ali Latifi, njeriu që i priu procesit të pavarësimit të sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav.
Ish karateisti Bashkim Haxhimusa, në pika të shkurtra, i kujton disave se vërtet kush ka qenë Latifi.
“A e dini se Ali Latifi në vitet e 90-ta ka qenë kryetar i Federatës së Karatesë, si sporti më i përndjekur nga regjimi serb, dhe iniciues dhe themelues i Lidhja e Sporteve të Kosovës.
A e dini se, Ali Latifi fyt për fyti e kundërshtoi kryekriminelin e asaj kohe Oliver Ivanoviqin ish - anëtar i kryesisë së FKK-së i cili e donte të linte sportin e Kosovës nën Serbi.
A e dini se Ali Latifi me shokë e shpalli të pavarur sportin e Kosovës nga ai serb në vitet 90-ta”, ka komentuar Haxhimusa.