Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 17-të të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.
U vlerësua lartë anëtarësimi i KOK-ut në Asociacionin Frankofon të Komiteteteve Olimpike Kombëtare (AFCNO).
Kryetari i komisionit të sportit, Musa Selimi, raportoi për performancën e deritashme të bursistëve olimpikë Paris 2024, si dhe për hartimin e rregullores së këtij komisioni dhe plotësim ndryshimet në rregulloren e laureatëve, të cilat pritet të aprovohen në mbledhjen e ardhshme.
U diskutua për konferencën “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”
U diskutua për komisionin për licencimin e federatave sportive dhe komisionin për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.
U diskutua për mbështetjen e federatave sportive nga MKRS për aktivitetet ndërkombëtare gjatë periudhës shtator – dhjetor 2022.
U vendos që muajin e ardhshëm të mbahet një punëtori (workshop) me ekspertët ndërkombëtarë, të cilët janë duke hartuar planin strategjik të KOK-ut.
U diskutua për procesin e procedurave të plotësim ndryshimit të statutit të KOK-ut.
U raportua për monitorimin e kuvendeve të federatave sportive, me ç’rast u konstatua se ato kanë pasur mbarëvajtje të rregullt. U diskutua edhe për zhvillimet në Federatën e Notit të Kosovës.
U diskutua për projektligjin për anti-doping.
U vendos që Jeton Rudari, të emërohet shef i misionit për Festivalit Olimpik Dimëror për të Rinj (EYOF), që mbahet prej 21 – 28 janar 2023 në Venezia, Friuli dhe Giulia të Italisë.
U aprovua lista prej tre sportistëve të skijimin alpin, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në EYOF Venezia, Friuli, Giulia 2023.
U vendos të rritet mbështetja për përgatitje jashtë vendit për sportistët pjesëmarrës në EYOF Venezia, Friuli, Giulia 2023.
U vendos të dërgohet rekomandimi në MKRS për mbështetje të përhershme financiare për trajnerin e karatesë, Ylber Syla, pas medaljes së bronztë të Evropës, të fituar nga karateisti, Elhami Shabani. U vendos të dërgohen edhe rekomandimet për shpërblime për sportistët e xhudos, Distria Krasniqi (medaliste e bronztë e botës) dhe Dardan Cena (medalist i bronztë i Evropës), si dhe boksieren Donjeta Sadiku (medaliste e bronztë e Evropës).