Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka kanë treguar paraqitje cilësore duke fituar medalje të argjendta në Kampionatin Ballkanik U-15 dhe U-17.
Është një sukses i madh për mundjen e Kosovës.
“Mundëset e reja, Elsa Nikoci dhe Lonisa Reka, kanë fituar medaljet e argjendta në Kampionatin Ballkanik U-15 dhe U-17, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Erand Flugaj u rendit i katërti, ndërsa Jon Ramadani i pesti.
Nesër paraqiten edhe Adriatik Berisha dhe Bleonit Bytyqi”, njofton KOK-u.