Ali Latifi ka kujtuar një fakt interesant para më së 31 viteve kur është përplasur me serbin Oliver Ivanoviqin.
Latifi thotë se ka qenë iniciues i parë i pavarësimit të sportit të Kosovës në fillim të vitit 1991.
Ivanoviqi ka qenë anëtar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ndërsa Latifi është përplasur me të duke kundërshtuar politikën karshi karatesë së Kosovës.
Ali Latifi është përplasur me Oliver Ivanoviqin me 12 shkurt të vitit 1991, duke i thënë se kurrë nuk do të realizojë atë që pretendon ai.
Sipas latiftit, për çudi tetë shqiptarë ishin në anën e tij dhe ky i vetëm iu kundërvu atij dhe të gjithëve.
Latifi në atëkohë ka qenë trajner i klubit të karatesë Minatorit të Prishtinës.
Megjithatë propozimi i Latifit u miratua nga kryesia e KK Minatorit me 17 shkurt, për koincidencë kjo datë sot lidhet me 17 shkurtin e vitit 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës.
Ajo çka është interesant, sipas Latifit, me 5 maj Ivanoviqi i ka mbajtur garat, ndërsa Latifi me 12 maj dhe asnjë trajner dhe anëtar i kryesisë së klubeve shqiptare nuk ka marrë pjesë me 12 maj, por karateistët shqiptarë morën pjesë dhe iu bashkuan kësaj ngjarje të madhe, rrugëtimi të pavarësimit nga ai ish jugosllav.
“Në këtë rast më kanë përkrah sportistët dhe kryesia e re”, thotë Latifi për gazetën kombëtare "Bota sot".