Dritan, a ke pak marre, ia dorëzove pasaportën Vlade Divacit, njeriut që luftonte Kosovën

Sporti

Dritan, a ke pak marre, ia dorëzove pasaportën Vlade Divacit, njeriut që luftonte Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Dritan Abazoviq dhe Vlade Divac

Dritan Abazoviq me krenari ia dorëzon pasaportën ish basketbollistit serb, Vlade Divac, njeriu që e lufton Kosovën.
Divaci është nacionalist, është kundër Kosovës. Më së miri do të argumentojë edhe një video se kush është Divaci.  

Kryeministri i qeverisë malazeze në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, i ka dorëzuar pasaportën malazeze ish basketbollistit serb Vlado Divac.

Nga ana tjetër, Divac në këmbim i dha Dritanit një fanellë të firmosur të Los Angeles Lakers, klubi i famshëm NBA për të cilin ai luante.

“Gjatë karrierës së tij të pasur, Vlado Divac luajti për Partizanin, Slloga Kralevën, Lakers, Charlotte, C. Zvezda dhe Sacramento.

Nën flamurin e Jugosllavisë, ai fitoi pesë medalje ari, dy argjendi dhe tre bronzi në garat më të mëdha.

Prej kohësh qëndron në Mal të Zi dhe tani e ka kurorëzuar me nënshtetësi”, shkruan medium serb “Kurir”.
Dritan, Divaci këndon me gjuhën provokuese.

Ai së bashku me gruan e Novak Gjokoviqit, Jelenën, kënduan në autobus: “Ku te nisem te shkoj te ti kthehem prapë, kush të te merr nga shpirti im Kosovë”. 

Dritan, a ke pak marre, ia dorëzove pasaportën Vlado Divacit, njeriut që luftonte dhe lufton Kosovën.

Dritan, të paktën ju si shqiptar u dashtë ta injoroni një Divac që ka urrejtje kundër Kosovës. Injorimi do të ishte arma më e fortë ndaj një njeriu që ka urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne që kemi mundësinë t'i dhurojmë pasaportën malazeze legjendës së basketbollit botëror, siç është Vlade Divac”, tha Abazoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat