Rigoni i Kosovës, pjesë e Top 5 lojtarëve më të mirë

Sporti

Rigoni i Kosovës, pjesë e Top 5 lojtarëve më të mirë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:49
Rigoni

Bad News Eagles po e bëjnë namin në Majorin e CS:GO, i cili po mbahet në Rio de Janeiro.

Ekipi shqiptar i regjistroi tri fitore nga po aq lojë dhe si rezultat i kësaj u kualifikua në “Legends Stage”, në mesin e ekipeve më të mira të botës.

E meritat më të mëdha për suksesin e arritur në fazën “Challengers Stage” i kishte pa dyshim lojtari Rigon Gashi, i njohur me pseudonimin “rigoN”.

Lojtari ynë është njëri prej më të vlerësuarve deri tash në “IEM Rio Major.”

Madje, Rigoni është përfshirë në Top 5 lojtarët e deritashëm në “Majorin” e Brazilit.

Ai e ka marrë vlerësimin 1.38 dhe gjendet më saktësisht në vendin e pestë, duke përfunduar prapa lojtarëve të njohur dhe të mëdhenj si degster, xertioN, kscerato dhe sh1ro.

Krenaria e popullit shqiptar, Bad News Eagles synojnë të jenë të suksesshëm edhe tek legjendat, ku tashmë janë pjesë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat