Sukses i madh për garuesen Alma Loki, e cila sot u stolis me medalje të argjendtë në Kampionatin Ballkanik.
Alma ka treguar demonstrim të jashtëzakonshëm në kata, duke mahnitur të gjithë të pranishmit.
Presidenti i klubit të Kastriotit të Ferizajt, Halil Mahalla, tha se është një sukses i madh i Almës, po ashtu edhe një dëshmi e punës së madhe që po bëhet në klub me trajnerin Gani Mahalla.

“Medalja e parë historike për Kosovën në U21 Kata në Kampionatin Ballkanik i cili po mbahet në (Tivar – Mal të Zi) nga Alma Loki kampionia e Kastriotit e cila sot u bë nënkampione në Kampionatin Ballkanik.
I urojmë suksese edhe ne të ardhmen!
Forca Alma bashkë me Kastriotin”, ka shkruar Mahalla në profilin e tij në Facebook.