Dy emra të mëdhenj të sporteve të ndryshme, u takuan në qytetin e Ferizajt.
Beqir Buçinca, ish trajner i mirënjohur i hendbollit (trajner i gjeneratës së artë të ish Borcit të Ferizajt, kur garonte në ligën e parë ish jugosllave) dhe prof. Bylbyl Sokoli, trajner i mirënjohur i futbollit.
Buçinca dhe Sokoli, diskutuan në pika të shkurtra për kohërat e arta.
Dy personalitete që dhanë shumë edhe në kohën e okupimit, në rezistencë kundër regjimit serb.
Duhet kujtuar se Sokoli ka qenë edhe futbollist i spikatur, në edicionin 1983-1984 me Ramiz Sadikun e Prishtinës, ka luajtur në Ligën e Dytë ish jugosllave, ndërsa Buçinca me ish Borcin ka qenë në finale të Kupës së “Marshall Tito” në vitin 1979.
Sokoli ka qenë edhe selektor i kombëtares së Kosovës.
Si njëri po ashtu edhe tjetri kanë pasur periudha të ndryshme të jetës sportive, duke arritur rezultate që edhe sot kujtohen me krenari nga dashamirët e sporteve..
Buçinca e Sokoli, një jetë me sport.