Ka ndërruar jetë Beqir Qerimi, veprimtar sportiv, i cili ka qenë i angazhuar në mundje.
Lajmi për vdekjen e Qerimit, bëhet i ditur nga Federata e Mundjes së Kosovës.
“Sot, më datë 06.11. 2022 ka vdekur Beqir Qerimi, në moshë 67-vjeçare.
Beqir Qerimi ishte njëri ndër themeluesit e Klubit të Mundjes ‘Rinia e Drenices’ në Skenderaj, ku për shume vite ishte trajner në këtë klub.
Kryetari i FMK-së z. Naim Muja në emër të bordit dhe klubeve të mundjes i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve te Beqir Qerimit”, njofton FMK.