Kampionati vetjak i Kosovës në shah
Janë zhvillua takimet e xhirosë së 3-të të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah që po mbahet me moton "Festvali i shahut 2022".
Garat e zhvilluara në ambientet e Hotelit Grand Prishtina nga Federata e Shahut e Kosovës në xhironë e 3-të kryesisht sollën rezultate të pritura.
Tre shahistë, kampioni aktual, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, pastaj Mjeshtrit e FIDE--së, Enver Berisha dhe Gani Hamiti kanë shënuar fitore dhe këta kryesojnë në renditje me nga 3 pikë.
Sot, pas dite zhvillohen takimet e xhirosë së 4-të.