Të rejat dhe të rinjtë e klubit të pingpongut “Ahmet Hoxha MK” të Ferizajt, shkëlqyen në turneun “Top - 8.
Pingpongistja e talentuar Maxhire Sojeva ka befasuar me topin e celuloidit duke u stolis me titullin e kampionit.
Kryetrajneri i klubit, Ardian Lamaxhema, është krenar me lojërat që treguan vashat dhe djemtë e rinj.
Ardian Lamaxhema e Maxhire Sojeva
“Maxhire Sojeva është kampione, pa asnjë humbje, nga 7 lojë 7 fitore.
Ajola Behluli është nënkampione, me 6 lojë të fituara dhe 1 humbje.
Në kategorinë e meshkujve, Olti Behluli është nënkampion”, ka bërë të ditur Lamaxhema
Nga ky klub kanë marrë pjesë 4 femra dhe 3 meshkuj, gjithsejt 7 nga 16 të mundshëm, Maxhire Sojeva, Ajola Behluli, Elsa Hajrullahu, Elda Krasniqi, meshkujt Amant Sejdiu, Albes Behluli e Olti Behluli.