Kanë vazhduar garat e xhirosë së 6-të të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah.
Në kreun e renditjes nuk ka ndryshime. Siç është pritur Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj Muhamet Asllanit 1:0. Me këtë fitore Saraçi kryeson në renditje me 5,5 pikë.
Edhe Gani Hamiti dhe Bedri Sadiku kanë shënuar fitore. Hamiti mundi Enver Berishën, kurse Sadiku mposhti Albert Zenunin. Ata janë përcjellësit më të përafërt të N.Saraçit të cilët kanë nga 5 pikë.
Xhiroja e 7-të, e enjte, 17 nëntor 2022 ora 17,00.