Shaban Tërstena është i vetmi shqiptar që ka dy medalje olimpike, të artën dhe të argjendtën!
Ish mundësi i mirënjohur, Shabani i madh apo zemër luani, edhe sot kujtohet nga gjeneratat e vjetrat, një trim që nuk e kishte shoqin në tatami, një luftëtar i madh dhe mjeshtër i rrallë për t’i shkatërruar kundërshtarët!
Djaloshi nga Shkupi, legjenda shqiptare, fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 1984, duke u bë sportisti më i ri (19 vjeç) që fitoi medalje në histori të Lojërave Olimpike.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/17/auto_011668708291.jpg)
Shaban Tërstena
Në garat shumë të forta të sportistëve të asaj kohe, që shënuan vitin 1984, çmimi për sportistin e vitit në ish Jugosllavi, shkoi për Shaban Tërstenën, duke mposhtur konkurrencën e ashpër. Tërstena u shpall kampion evropian dhe fitues olimpik në vitin 1984.
Të zgjedhësh si sportisti më i mirë në ato vite, sidomos si shqiptar, ka qenë shumë vështirë, por sukseset e Shaban Tërstenës shtangen një ish Jugosllavi dhe mahniten botën.
Në finalen e Kampionatit Evropian të vitit 1984 në Suedi, Tërstena mundi me 10:5 me pikë kampionin e botës dhe Evropës, bullgarin Valentin Jordanov, duke u hakmarrë kështu për humbjen e një viti më parë në Kampionatin e
Kontinentit të Vjetër në Budapest.
Pak muaj më vonë, në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos, Tërstena ishte më e mirë në raundin e parë se nënkampioni i botës, amerikani Joe Gonzalez.
Pas dy fitoreve efektive, mundësi i asaj kohe, sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, në gjysmëfinale pati kundërshtarin e vështirë në rrugën drejt medaljes së artë, pesë herë kampion i botës nga Japonia Yuxhi Takada.
Kështu që Shaban Tërstena hoqi qafesh edhe japonezin dhe kualifikohet në finale duke u stolisur me medalje të artë olimpike.
Në vitin 1988 fitoi medaljen e argjendtë olimpike në Seul të Koresë së Jugut.