Në sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Prishtinë, të shtunën janë zhvillua takimet e xhirosë së 4-të dhe të 5-të të Kampionati vetjak i Kosovës në shah për femra. Arlinda Aliu me dy fitore radhazi ndaj Rinesa dhe Nita Saraçit, ka bërë një hap drejt titullit të kampionit të Kosovës.
Arlinda Aliu nga 5 takime të zhvilluara ka shënuar të gjitha fitore dhe 2 xhiro para përfundimit ka bërë një hap drejt titullit të kampiones.
Me nga 4 pikë janë Jona Reçica dhe Rinesa Saraçi.
Takimet e radhës, zhvillohen të dielën, më 20 nëntor.
Xhiroja e 7-të/ e fundit/ në orën 16,00. Lojërat zhvillohen në sallën e shahut në Qenrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.