Një prej tifo-grupeve më të vjetra shqiptare, “Plisat”, festuan sonte 35-vjetorin e themelimit.
Tifozët nga kryeqyteti i Kosovës u përkujdesen për një spektakël.
Përveç koncertit të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, “Plisat” krijuan atmosferë edhe me mjete piroteknike.
Në çdo lagje të Prishtinës, në ora 20:00, u ndezën këto mjete piroteknike, duke u krijuar kështu një pamje fantastike në qiell.