Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina, ka shënuar rezultate të shkëlqyeshme në Ligën e Përbashkët Kosovë – Shqipëri në pingpong.
Katër përballje po aq fitore, një ecuri fantastike e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.
Puna, angazhimi dhe lojërat e mira, janë fryt i rezultateve të mira..
Katër përballjet i fituan me ekipet shqiptare, fitorja më bindëse është ndaj Tiranës dhe Elbasanit, me rezultat 3:0.
“Priping përfundoi me sukses fazën e parë të Ligës së Përbashkët”, shkruan në faqen e klubit.
Ekipi i kryeqytetit është udhëhequr nga trajneri anglez, Eli Baraty, i cili i drejtoi drejt fitoreve lojtarët e Priping-ut.
Rezultatet
Priping – Tomori 3:2
Priping - Tirana Top Spin 3:2
Priping - SK Tirana 3:0
Priping - Elbasan 3:0