Kampionati Botëror i Notit (25m) që po mbahet në Melbourne të Australisë, morën pjesë edhe një notar dhe një notare e Kosovës.
“Notarët tanë me paraqitje të mirë në Kampionatin Botëror të notit. Martin Muja dhe Hana Beiqi u paraqiten mjaft mirë në disiplinën 100 metra Krol.
Hana Beiqi me kohë 59:03 sekonda dhe Martin Muja me kohë 52:28 sekonda.
Federata e Notit të Kosovës i përgëzon notarët për rezultatet e arritura dhe ju uron edhe më shumë suksese në garat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e FNK-së.