Dalin pamjet/ Ja çka ndodhi saktësisht pas emisionit ku u përplasen Abedin Zeka e Faruk Statovci

Sporti

Dalin pamjet/ Ja çka ndodhi saktësisht pas emisionit ku u përplasen Abedin Zeka e Faruk Statovci

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 19:56
Abedin Zeka e Faruk Statovci

Faruk Statovci dhe Abedin Zeka janë përplasur ashpër në emisionin “Kampionet”. Më vonë u raportua se të njëjtit u konfrontuan edhe pas emisionit televiziv.

Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.

Ishte zotëri Zeka ai që e kërcënoi Statovcin.

“Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat.

Pas kërcënimit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.

Derisa Kanal 10 ka publikuar pamjet e kamerave të brendshme që tregojnë më qartë atë që ndodhi mes Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit, pas përfundimit të emisionit “Kampionët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat