Viti 2022 është mbyllur me dominimin e sportit të tenisit në listën e “Sportisteve femra më të paguara”. Në listën e “top-10” janë 7 teniste dhe vetëm 3 sportiste femra vijnë nga sportet e tjera.
Në krye të listës është tenistja japoneze Naomi Osaka, me 51.1 milionë dollarë, ndjekur nga Serena Williams e Eileen Gu. Kjo e fundit është sportiste e disiplinës “freestyle” në sportin e skive.
Dy sportistet e tjera jo-teniste në “top-10” janë gjimnastja amerikane Simone Biles dhe sportistja golfit nga Koreja e Jugut, Ko Jin-Young. Kjo renditje tregon se sporti i tenistit mbetet më i paguari në botë për femrat.
Sportistet më të paguara (2022)
1-Naomi Osaka, 51.1 mln $
2-Serena Williams, 41.3 mln $
3-Eileen Gu, 20 mln $
4-Emma Raducanu, 18.7 mln $
5-Simone Biles, 9 mln $
6-Ko Jin-Young, 8.3 mln $
7-Iga Swiatek, 8.1 mln $
8-Coco Gauff 7.7 mln $
9-Ashleigh Barty, 7.6 mln $
10-Leylah Fernandez, 6.4 mln $