Ismet Krasniqi - Besim Hasani, burra të një sporti - pozitë dhe opozitë

Sporti

Ismet Krasniqi - Besim Hasani, burra të një sporti - pozitë dhe opozitë

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2023 Në ora: 19:58
Krasniqi dhe Hasani

Të qetë, të buzëqeshur dhe ndonjëherë edhe të elektrizuar në situata të caktuara sportive, Ismet Krasniqi dhe Besim Hasani.

Dy burra të fortë, që dhanë dhe po japin për sportin, vijnë nga një sport: Karateja.

Besim Hasani për 25 vite apo për 2 dekada e gjysmë ka qenë në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa doli Ismet Krasniqi kundërkandidat dhe e mposhti me rezultat 53:41, pa balotazh.

Krasniqi që nga viti 2021 është në krye të KOK-ut, por ka opozitën e ashpër, ai është Besim Hasani dhe ish sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Krasniqi punon me intensitet të shtuar dhe fare nuk lodhet për opozitën, madje edhe kur e kritikojnë as që ia kthen, me rëndësi për të është t’i shtyjë proceset përpara.

Besim Hasani nuk ka kritika të hapura, por luan një rol konstruktiv opozitar dhe e pret rastin për një gol nga korneri! Nuk i dihet!

Fundja, janë burra të qetë, komunikues dhe vijnë nga bota e karatesë, por sporti i ka bërë rival të mëdhenj por jo edhe armiq!

Krasniqi mobilizohet për punë dhe ruhet që mos të shkaktojë ndonjë penallti, që mund të shfrytëzojë opozita, siç është Besim Hasani.

Kjo është demokratike në botën sportive, ku ka rivalitet dhe një lloj opozite, punohet më shumë nga pozita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat