E di gjuhën shqipe rrjedhshëm!
Është hendbollistja veterane, Meri Giçeva.
38-vjeçarja apo vajza maqedone nga Prilepi i Maqedonisë së Veriut, një periudhë të gjatë ka luajtur në Kosovë, për klube të ndryshme, duke fituar tituj dhe Kupa.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/03/auto_21672771297.jpg)
Kur erdhi për herë të parë në Kosovë, asnjë fjalë nuk e dinte shqip përveç maqedonishtes edhe anglishten.
Giçeva tregon se si i përdori dy gjëra për të mësuar gjuhën shqipe, e cila i pëlqen shumë.
“Unë jam një njeri që dua të komunikojë me shoqëri.
Në vitin 2003 - 2004, në klubin e Vushtrrisë, çikat nuk e kanë ditur gjuhën angleze, ndërsa unë për të komunikuar me to patjetër duhet të mësoja gjuhën shqipe.
Gjuhën shqipe e mësova shumë shpejt, duke komunikuar me njerëz dhe po ashtu edhe nga televizioni.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/03/auto_auto_216598710981672771439.jpg)
Shumë i kam përcjellur filmat me përkthim shqip dhe aty e përsosa mirë gjuhën.
Vushtrria është qyteti që kam mësuar gjuhën”, tregon Giçeva për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Giçeva, prej hendbollisteve më të mira në 23 vite e pasluftës në Kosovë, në edicionin e fundit është paraqitur për Ferizajn, ndërsa tani luan për Gjevgjelinë në Maqedoni.