Shasivar Haxhijaj: Karta Olimpike është ajo që e definon statusin e KOK-ut 

Sporti

Shasivar Haxhijaj: Karta Olimpike është ajo që e definon statusin e KOK-ut 

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2023 Në ora: 16:05
Shasivar Haxhijaj

Ish sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, tregon se a duhet apo jo të futet në proces licencimi i KOK-ut nga ana e komisionit për licencim e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ditëve të fundit, disa thonë se edhe KOK-u duhet të futet në proces për licencim, por Haxhijaj e sqaron këtë punë mirë dhe sipas tij, KOK-u është i paprekshëm. 

“Komiteti Olimpik nuk bënë me u licencu, ai është entiteti me i madh sportiv në Kosovë.

Karta Olimpike është ajo që e definon statusin e KOK-ut, pastaj as Ligji i sportit nuk e parasheh një gjë të tillë, e as nuk bënë me u parapa çështja e licencimit për KOK as në të ardhmen.

Thjeshtë KOK duhet të mbetet ashtu siç është”, thotë Haxhijaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat