Karateistët Alvin Karaqi dhe Blodin Pakashtica sot treguan paraqitje të mirë në garën ndërkombëtare.
“Alvin Karaqi dhe Blodin Pakashtica të 7-tit në Serie A, të mbajtur sot në Athinë.
Ata përfaqësuan Shqipërinë në këtë garë botërore ku marrin pjesë nga 96 garues në kategori.
Pakashtica në luftën e parë mposhti nën kampionin aktual botëror Stefan Stojanovik (U 21) nga Maqedonia me rezultat bindës 4:0. Në të dytën u ndal nga garuesi boshnjak ndërsa në repasazh ishte më i mirë se kanadezi dhe garuesi holandez. Në luftën e pestë humbi me rezultat minimal nga Qipro.
Alvin Karaqi fitoi tri lufta ( Kanada, Gjermania dhe Irlanda) ndërsa në çerekfinale me të filluar lufta e pësoj një lëndim dhe nuk ishte në gjendje që ta vazhdoj garën.
Plasmani i tyre ishte vendi i shtatë”, njofton Fadil Arifi, ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.