Më shumë se tre muaj nuk janë pastruar sportistët në Ferizaj, kjo është arsyeja 

Sporti

Më shumë se tre muaj nuk janë pastruar sportistët në Ferizaj, kjo është arsyeja 

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:09
Edhe te teshatoret, dritaret janë mbyllur me dyshekë

Nuk është telashe vetëm mungesa e dritares me dimensione më shumë se 5 metra gjatësi e gjerësi por problemi tjetër në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është që nuk ka uji të ngrohtë tash e tre muaj që të pastrohen sportistët dhe sportistet.

“Më shumë se tre muaj nuk ka uji në banjot e palestrës.

Sportistet si në stërvitje si pas ndeshjes, dalin pa pastruar.

Nuk është vetëm problem i hendbollisteve por edhe i të gjithave sporteve që ushtrojnë këtu. 

Lere që u mërdhinë sportistet duke stërvitur në palestrën pa dritare por nuk as uji mu pastru tash e tre muaj”, tha një anëtar i kryesisë së KHF Kastriotit që nuk do t’i përmendet emri. 

“Nuk ka as kanalizim. 

Kur bie shi, na mbysin ujërat e zeza.

Kundërmon erë e rëndë, e padurueshme dhe zor është me kaluar përreth palestrës”, tha më tej.

Palestra në Ferizaj ka muaj që është duke rinovuar, rinovim që po shkon me hapa të breshkës.

Dje volejbollistet e Fer Volley-t anuluan stërvitjen, ftohtë i madh, pa dritare palestra. 

As mbyllja me nailon e dritares nuk u bëri punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat