Ka nisur të premten seminari për trajnerë të pingpongut "ITTF Level 1", i cili po mbështetet nga KOK-u, falë projektit të Solidaritetit Olimpik të IOC.
Seminari zgjat deri më 31 janar, kurse nga data 01-05 shkurt do të mbahet kampi i përfaqësueses së pingpongut.
Aktivitetet po udhëhiqen nga ekspertja Katarzyna Kubas, udhëheqëse e programeve për zhvillim në ITTF.
Në hapje ishin edhe udhëheqësit e Akademisë Olimpike, Fitim Arifi e Diellza Kelmendi, të cilët folën për rëndësinë që kanë organizimi i seminareve të tilla.