Kategorizimi i sporteve është bërë për vitin 2023 nga Komsioni për kategorizim pranë KOK-ut por ende nuk është bërë publike për opinionin sportiv.
Sipas një burimit tonë, që ka dërguar listën për gazetën kombëtare “Bota sot”, kështu duket renditja.
Xhudo është e para, futbollit i dyti, pasojnë hendbolli, ndërsa volejbolli nga vendi i dytë bie në të katërtin.
Lista e dërguar
Boksi ngritet në kategorinë A.
Renditja
1. Federata e Xhudos e Kosovës 86.78
2. Federata e Futbollit e Kosovës 81.43
3. Federata e Hendbolit e Kosovës 81.10
4. Federata e Volejbollit e Kosovës 80.88
5. Federata e Basketbollit e Kosovës 80.23
6. Federata e Karatesë e Kosovës 79./50
7. Federata e Boksit e Kosovës 71. 29
"Kjo është renditja nga komisioni për kategorizim dhe sa e di dje është miratuar kjo listë", tha një burim. Lista pritet të publikohet nesër.