KN Ferizaj reagon: Turpi ka adresë dhe emër!

Sporti

KN Ferizaj reagon: Turpi ka adresë dhe emër!

Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:44
KN Ferizaj

Klubi i notitt Ferizaj ka reaguar ashpër në lidhje me shpalljen e sportistëve nga Komuna e Ferizaj.

KN Ferizaj reagon ashpër por harron se FNK (i është marrë liicenca) është e suspenduar nga MKRS që nga vera e kaluar!

“Lidhur me shpalljen e sportistit të Vitit 2022 në Ferizaj!

Mbrëmë, i ashtuquajturi ‘Komision për zgjedhjen e sportistit të vitit’ në teatrin e qytetit Adriana Abdullahu, rishfaqi tragjikomedinë "Zgjedhja e sportistit të vitit në komunën e Ferizajt për vitin 2022’ e cila ishte një reprizë e shëmtuar e shfaqur me vite të tëra !

Në të vërtetë protagonistët që qëndrojnë pas perdeve të këtij eventi ishin të njëjtit, me ideologji të njëjtë, tipologji të njëjtë dhe të kurdisur nga dora e njëjtë . Të njëjtit kishin dhënë betimin se me sportistë të këtij qyteti, duhet bërë sa më shumë mëkate, dhe se atyre,- fëmijëve pas komunikimit të rezultateve, duhet patjetër tu dridhen buzët dhe të ju rrëshkas loti faqeve!

Ashtu siç e kishim nuhatur jo vetëm Ne në Klubin e Notit "Ferizaj", por edhe shumica e klubeve të tjera sportive, në këtë tragjikomedi, vetëm shpallje të sportistëve të vitit nuk kishte. Gjithësesi aty u fol mirë, ku sportistëve - fëmijë ju dukej sikur të ishte një ngjarje mortore ku zakonisht duhet patjetër , po ama patjetër , të flitet mirë. Keq sipas komisionit flitet, vetëm për të suksesshmit, kampionët e mirëfilltë të cilët dëgjojnë , kuptojnë por edhe dëshpërohen, ndonjëherë aq tepër , sa edhe vet maja e kupollës (jo e gjitha) e këtij komisioni!

Kjo simetri e frikshme, ky trend antisport i cili po vazhdon si në vitet e kaluara me këtë komision mëkatar , duhet ruajtur nga rritja e mendjes dhe nga shpërfaqja në kontinuitet e rezultateve qesharake me të cilat fëmijët - sportistë nuk qeshin aq shumë as gjatë shikimit të filmave të vizatuar . Këta anëtar kukulla, pa asnjë shkak, tmerrësisht, verbërisht dhe paturpësisht ndëshkuan me zgjedhje të helmëta, sportistët e mirëfilltë. Këtyre fakteve dhe shumë të tjerave duhet shtuar edhe disa nuanca, tmerret e pafundme që rrjedhin nga kombinimet e panumërta të heshtjes memece, të njoftimeve tinëzare, të antisportistëve që shpallin sportistin e vitit, e bëjnë edhe më të bukur mozaikun e tragjikomedis së mbrëmshme!

Duke pasur parasysh këto të dhëna sipër dhe shumë të tjera të cilat nuk i duron dot as lapsi e as letra , Klubi i Notit " Ferizaj ", gjatë këtij komunikimi postum me këtë komision, informon opinionin e gjerë sportiv se do të vazhdoj të ngrisë zërin e arsyes dhe të protestës ndaj atyre të cilët vazhdojnë talljen me fëmijë, të cilët me djersën e fëmijëve janë në gjendje edhe t'i lajnë të palarat e tyre. Madje edhe më shumë se kaq, fëmijëve - sportistë ua ngrijnë buzëqeshjen , duke i lënë syhapur e gojëhapur gjatë shpalljes së këtyre rezultateve!

Turpi ka adresë dhe emër!”; reagon KN Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat