Çfarë ndodhi në KOK? I publikojmë dy lista!

Sporti

Çfarë ndodhi në KOK? I publikojmë dy lista!

Nga: K. G. Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:05
Lista që e publikoi KOK-u

Lista e parë u sigurua nga një burim shumë i besueshëm nga gazeta kombëtare "Bota sot", duke konfirmuar listën origjinale për kategorizimin e sporteve që u bë nga Komisioni për kategorizim pranë KOK-ut, po flasim për kategorinë A.

Në listën e parë, e cila u sigurua, diferenca mes FFK-së dhe FHK-së, ishte shumë e ngushtë 0.23, ndërsa xhudo printe më shumë se pesë pikë!

Kur doli lista në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës, xhudo dhe futbolli, iu rritën pikët në 100.

Image

Lista e parë që u sigurua nga burimet e besueshme

Me këtë rast, ngjalli reagim edhe të Federata e Hendbollit e Kosovës, duke shkruar mes të tjera: “Hendbolli, sporti i tretë më i ranguar në vendin tonë.

Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë. 

Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë. Por më pas u vendos nga KOK-u që xhudo e futbolli të poentohen me nga 100 pikë”..

Pse ndryshoi dhe u rritën pikët, këtë e dijnë më së miri në KOK, duhet ta sqarojë vet Komisioni për kategorizim.

Renditja sipas listës së parë               rekomandim
1. Federata e Xhudos e Kosovës 86.78      100
2. Federata e Futbollit e Kosovës 81.43     100

3. Federata e Hendbolit e Kosovës 81.10
4. Federata e Volejbollit e Kosovës 80.88
5. Federata e Basketbollit e Kosovës 80.23
6. Federata e Karatesë e Kosovës 79./50
7. Federata e Boksit e Kosovës 71. 29

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat