Uruguajasi Feliks Siera, pjesëmarrës në Lojërat olimpike verore në Londër në vitin 1948, ndërroi jetë në moshën 107-vjeçare.
“Atë vetëm qetësisht e zuri gjumi të hënën.
E hoqi shiritin e kapitenit dhe e braktisi anijen”, i citon Die Welt fjalët e vajzës së tij.
Siera garoi në Olimpiadën e vitit 1948 në lundrim, përfundoi në vendin e gjashtë.
Pas vdekjes së Sieras, pjesëmarrësi më i moshuar i gjallë në Lojërat olimpike është çiklisti gjerman, Vili Busing. Medalisti i argjendtë dhe bronztë në Olimpiadën në Helsinki në vitin 1952 tani ka 101 vite.