Pa fije turpi Qipro sot ka marrë një vendim çoroditës dhe të pafalshëm, aq me tepër skandaloz dhe para komunitetit evropian, ndalon simbolet e Republikës së Kosovës.
Ky është një sulm direkt në shtetin e Kosovës nga ana e Qipros.
Nuk është sulm vetëm kur sulmohesh me armë por sulm është edhe kur mohohen simbolet e shtetit!
Ky veprim skandaloz i qipriotëve, ka treguar se ata janë shkelës të drejtave elementare njerëzore dhe të kartës ndërkombëtare sportive.
Ky veprim i Qipros nuk ka asnjë justifikim tjetër, pos që është një sulm qyqar ndaj shtetit të Kosovës.
Ky është vendimi më i turpshëm i Qipros dhe me pikë qëllimi ndaj karateistëve të rinj të Kosovës, nga frika e suksesit!
Federata e Karatesë Evropiane, duhet që të sanksionojë ashpër shtetin qipriot, madje edhe në përjashtim të saj për disa vite nga institucioni evropian.
Sepse në Qipro po mbahet Kampionati Evropian, ndaj kjo është edhe një fyerje për vet federatën evropiane për faktin se fjala e saj nuk po respektohet nga një shtet që sot ka treguar fytyrën e saj të vërtetë, se ka urrejtje ndaj një shtetit demokratik siç është Kosova.
“Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë tash e dy ditë gjendet në Larnaka të Qipros ku po mbahet Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21.
Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet europiane pjesëmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Europiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros”, thuhet edhe nga Federata e Karatesë së Kosovës.