Pas tërmetit, Turqia i pezullon krejt aktivitetet sportive

Sporti

Pas tërmetit, Turqia i pezullon krejt aktivitetet sportive

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 14:31
Turqi

Turqia u godit sot nga një tërmet i frikshëm, i cili i goditi provincat turke Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Qindra njerëz vdiqën dhe mijëra objekte u shkatërruan nga tërmeti i tmerrshëm që e goditi këtë vend.

E kjo bëri që për një kohë, të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehmet Kasapoglu.

Turqia nuk është ende e qetë pasi kohë pas kohe po shfaqen tërmete të reja dhe për momentin sporti, por edhe të gjitha aktivitetet e sferave të tjera kanë mbetur në plan të dytë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat