Në vitin 2006, në Olimpiadën dimërore të zhvilluar në Torino, në garën e vallëzimit në akull, dyshja ruse Tatiana Navka e Roman Kostomarov, fitonin medaljen e artë.
Kanë kaluar 17 vite nga ajo ditë dhe sot, Kostomarov është detyruar të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij në një karrige me rrota, pa dy këmbët e tij.
Ish-sportisti, tashmë 47 vjeç, që vjet doli në favor të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 10 janar u shtrua me urgjencë në spital.
Fillimisht u përfol për një pneumoni, por shpejt gjërat u ndërlikuan, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.
Gjendja u përkeqësua shpejt dhe ai përfundoi në reanimacion, në koma të detyruar.
Gjendja u përkeqësua aq shumë, sa u mor vendimi për t’ia prerë të dyja këmbët për ta mbajtur në jetë.
“Ndërhyrja shkoi mirë dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Roman është i vetëdijshëm të gjendjen e tij. Ndodhet ende në terapi intensive dhe po punojmë për t’i shpëtuar edhe krahët”, thanë mjekët.