Zgjedhja e sportistit të vitit të praktikohet në fund të vitit në Kosovë, nga 20 – 30 dhjetor, sepse e ka efektin dhe lezetin e vet.
Shpalljet tash e sa vite që po ndodhin në muajin shkurt, nuk e kanë efektin dhe bujën e vet në opinionin sportiv.
Kjo i bie sikur me ngrënë supën e zier pas një jave!
Ky është gabimi më i madh që po ngjan me shpalljen e sportistit të vitit në shumë federatat sportive po ashtu tani me 25 shkurt e ka edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Një praktikë e gabuar!
Disi arsyetohet deri nga mesi i janarit por edhe kjo është tejet e gabuar dhe nuk e ka fuqinë sikur në fund të vitit sepse po mbyllet një kapitull njëvjeçar.
Kur shpallet sportisti i vitit në fund të vitit, e ka peshën që nuk matet me asgjë.
Edhe KOK-u edhe çdo federatë, edhe komunat, t’i kthehen shpalljes në fund të vitit, ku e ka peshën e jashtëzakonshme.
Lereni shpalljet në shkurt, sepse kjo ka pak peshë dhe nuk po i lë më përshtypje opinionit!
Bëheni me të zgjuar e më praktikë.
Kjo praktikë po e devalvon çmimin e sportistit të vitit!
Të caktohet fundi i vitit sepse kjo praktikë e tanishme po i bie si në dasma!
Dasma bëhet kur do vet njeriu, pra e lë dasmën kur e ka për qejfi, por sporti e ka një rend dhe një rregull!
Nuk po shkojmë në dasma po e bëjmë zgjedhjen e një sportisti të merituar!
Mos luani me ndjenja e sportistëve sepse një vit nuk është pak dhe as pak e vështirë të zgjidhet më i miri!
Ikni kësaj praktike që po e devalvon shpalljen e sportistit të vitit!
Jemi në shkurt o burra, në fazën kulmore të garave dhe nuk ka kohë askush që të merret me kozmetikë, por klubet dhe garuesit luftojnë për suksese. Këndelluni!!!
Mos e devalvonin epitetin e sportistit të Vitit.
A e dini që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në vitet e pasluftës, në fund të vitit e ka shpallur sportistin e vitit, sa kënaqësi, sa jehonë, sa popullaritet!
Tash në fund të shkurtit, pirolla iu qoftë! Ka kohë që e keni devalvuar epitetin e sportistit të vitit! Praktikë e gabuar!
Edhe ai që shpallet më i miri nuk po ndihet ashtu si e meriton të ndihet!
Federata e Futbollit e Kosovës, i ka shpallur para vitit të ri dhe e pati efektin e saj, edhe ndonjë federatë tjetër, por shumica e federatave së bashku me komuna, si edhe KOK-u, veprojnë pas Vitit të Ri, duke e zbehur në tërësi epitetin e zgjedhjes së më të mirit
Gabim i madh!
Fundja, lereni edhe në qershor, pak para se me shku në deti! Shpallje pa lezet!