Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës

Sporti

Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 18:55
Krasniqi ka pritur drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, kryetarin Armend Budima dhe sekretarin e përgjithshëm, Burhan Misini.

Të dyja palët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në çështje të ndryshme, për çka presidenti Krasniqi i ofroi gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur edhe më tutje zhvillimin e shahut në Kosovë.

Budima e përgëzoi për zyret e reja të KOK-ut.

Ai e falënderoi edhe për bashkëpunimin e deritashëm, me besimin se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë gjatë këtij viti dhe viteve në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat