Daulina Osmani, zëvendësministre e MKRS-së, ka publikuar listën e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit.
"Kështu duket lista e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2022.
Me punën e federatave dhe klubeve sportive, shteti i Kosovës i mundëson bizneseve që të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30% dhe atë buxhet ta orientojnë në sport.
Vlera totale e mbështetjes së sportit është mbi 9.1 milionë euro", ka shkuruar Osmani.