Komiteti Olimpik i Kosovës, sonte ka shpallur më të mirët për vitin 2022.
Xhudistja Distria Krasniqi dhe boksieri Shpejtim Bajoku janë sportistët më të mirë të vitit 2022 në Kosovë.
Xhudisti Dardan Cena, "Shpresa Olimpike 2022", konkurrenca e meshkujve.
Shpejtim Bajoku
Kombëtarja e hendbollit, u shpall më e mira, në konkurrencën e femrave për vitin 2022.
Skiatorja Kiana Kryeziu fiton çmimin "Shpresa Olimpike 2022", në konkurrencën e femrave.
Kombëtarja e Kosovës në futboll fitoi çmimin Kombëtarja e Vitit 2022, në konkurrencën e meshkujve.
Ambasadori ynë në Spanjë, Vedat Muriqi fitoi "Çmimin Special", në konkurrencën e meshkujve.
Boksierja Donjeta Sadiku fiton "Çmimin Special 2022", konkurrenca e femrave.