Sot është mbajtur Kampionati i tretë i Kosovës në Lojën me Kapuça.
Një kampionati si gjithmonë interesant, ku mori pjesë edhe ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Kampionati u mbajt në njërën nga oda e fshatit Kaliçan të Vrellës në komunën e Istogut.
Pamje nga gara e sotme në Kaliçan
Besim Hasani, edhe kësaj radhe ka marrë pjesë në këtë garë atraktive me kapuça.
Emocione si gjithmonë, ashtu siç sjell loja me kapuça.
Hasani është i impresionuar për organizimin dhe atraktivitetin e kësaj gare tradicionale
Besim Hasani është prej personaliteteve të respektuar dhe pjesëmarrja e tij në këtë garë, i ka dhënë imazh edhe më të bukur.