Takimi domethënës është mbajtur në Prishtinë.
Me iniciativën e Akademisë Olimpike të Kosovës dhe mbështetjen e Akademisë Olimpike Shqiptare, në zyret e KOK-ut, u mbajt takimi i parë për formimin e një Instituti apo Qendre Kombëtare Profesionalo-Shkencore në Edukimin Fizik dhe Sportit.
Takimi u mbajt nën udheheqjen e Fitim Arifit dhe Diellza Kelmendit nga AOK, derisa të pranishëm ishin edhe Arben Kaqurri nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, Fadil Mahmuti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Besim Halilaj nga Universiteti i Prishtinës dhe Prof. Dr. Behlul Brestovci.
Qendra Kombëtare do të merret me organzimin e kongreseve, konferencave, simpoziumeve, projekteve hulumtuese shkencore e profesionale, si dhe do të botojë revistën shkencore profesionale në sport.