Klubi i Pingpongut Priping është prej klubeve më të organizuara në vendin tonë.
Klubi nga kryeqyteti po i bën të gjjitha përgatitjet e duhura për turneun e madh ndërkombëtar, që do të zhvillohet me 17-18 qershor.
Sipas klubit, është turne i parë që është i regjistruar në kalendarin e Unionit të Tenisit Evropian.
“Turneu ‘Prishtina Open 2023’, i organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping është turneu i parë i klubeve të Kosovës që është në kalendarin e Unionit të Tenisit Evropian.
Turneu do të mbahet në Prishtinë”, njofton Kastriot Orana, kryetar i KPP Priping.