I qetë si gjithmonë, i suksesshëm kudo, e kush tjetër përveç Fehmi Mahalla.
Ish karateisti me famë botërore, Fehmi Mahalla, djaloshi nga Kosova përkatësisht nga qyteti i Ferizajt, me nënshtetësi të Zvicrës, mban rekordin e garës prestigjioze “Paris Open”.
Ish karateisti i mirënjohur, Nebih Mahalla, mburret me të arriturat e Fehmiut.
Medaljet e fituara nga Mahalla në "Paris Open" ndër vite
“Fehmi Mahalla - karateisti më i mirë në botë në ‘Paris Open’ me 4 medalje te arta dhe 2 te bronzta”, ka shkruar Nebih Mahalla në profilin e tij në facebook.
Mahalla ka përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës dhe është kampion i Evropës në kategorinë +81 kg në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës.
Mahalla ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kosovës, në vitet e para luftës kur ishte shumë i ri.
Një periudhë ka qenë selektor i suksesshëm i kombëtares së Kosovës.
Është djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, prof. Fahri Mahalla, ish karateist i spikatur.
Vjen nga një familje sportistësh, shtatë vëllezërit Mahalla, karateistë ndër vite dhe tani rrugën e tyre e ndjekin edhe shumë djem e të reja të kësaj familje.