Yll e Diellza Mahalla shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira në Mal të Zi.
Kryetari i klubit të karatesë Kastrioti i Ferizajt, Halil Mahalla, është i lumtur që u kthyen me dy medalje të argjendta nga turneu ndërkombëtar në Ulqin.
“Në Turneun Ndërkombëtar ‘Ulqini Open’, Yll Mahalla zuri Vendin e dytë dhe Diellza Mahalla po ashtu të dytin.
Të gjithë garuesit patën paraqitje të mirë”, ka njoftuar Halil Mahalla.