I riu me origjinë nga Gjilani që jeton dhe vepron së bashku me familje në Itali, dje ka debutuar si arbitër anësor në kampionatin nacional, ligën e dytë (Serbia B ) të ragbit në Itali (Campionato Nazionale Serie B)
Rinori së bashku me dyshen tjetër të arbitrave krotin Davor Vidakoviq (kryesor) dhe Gregorio Laja Costa (anësor I dytë), kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen kampionale në ragbi nga Seria B, në mes ekipeve IVREA RUGBI CLUB ASD vs AMATORI RUGBI NOVARA ASD A.R.L, e cila përfundoi me rezultat 55 me 10 në të mirë të ekipit të IVREA RUGBI CLUB ASD.
Rinor Azemi ka qene edhe lojtar aktiv i ragbit për grup moshat e reja, por pas përgatitjeve dhe trajnimeve për të avancuar në sportin e ragbit, ai është licencuar për të ndarë drejtësinë në këtë sport i cili ka filluar ta rrisë popullaritetin në shumë vende të Evropës, por edhe në Kosovë.
Për sukseset e të riut gjilanas, Rinor Azemi falënderon prindërit e tij për mbështetjen e dhënë.