Niveli i përplasjes mes Barcelonës dhe Javier Tebas, presidentit të La Ligës, po rritet gjithnjë e më shumë pas akuzave të gazetës La Vanguardia, sipas së cilës ai ka dhënë prova të rreme në prokurorinë që hetonte çështjen Negreira, ish-zëvendës presidenti spanjoll i arbitrave, i cili mes viteve 2001 dhe 2018 thuhet se ka marrë 7 milionë euro nga klubi katalanas për "konsulencë".
Barça me një deklaratë të ashpër ka kërkuar dorëheqjen e Tebas.
Tebas, siç raporton La Vanguardia, ka dërguar prova të rreme në prokurori për të implikuar drejtpërdrejt ish-presidentët e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Numri 1 i La Ligës ka dhënë një dokument të shkruar me dorë nga Josep Contreras, ish-menaxheri i Barcelonës, i cili u zhduk më 25 dhjetor 2022.
Por, siç u tha nga familja e të ndjerit, dokumenti u depozitua në Prokurori nga Tebas, nuk raportoi emrat e ish-presidentëve të Barçës, por ai i referohej një rasti tjetër, ai që lidhet me Soule, i cili fokusohet në keqpërdorimin e supozuar të fondeve të destinuara për federatën spanjolle, të kryesuar në atë kohë nga Angel Maria Villar,numri një nga 1988 deri në 2018.