Lojërat Mesdhetare në Kosovë? Agron Zeqiri - i gatshëm që të sakrifikojë gjithçka

Sporti

Lojërat Mesdhetare në Kosovë? Agron Zeqiri - i gatshëm që të sakrifikojë gjithçka

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 prill 2023 Në ora: 15:15
Pishina olimpike që po ndërtohet nga Agron Zeqiri

Zhvillimet e fundit japin një motiv shtesë për sportistët e Kosovës. 

Kosova aplikon për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ky ishte top lajmi i javës!

“Dukej e pabesueshme, por shumë shpejtë mund të bëhet realitet. 

Image

Kosova mund të organizojë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, të cilat vlerësohen si një prej ngjarjeve më të mëdha shumësportëshe në botë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjithçka do të dihet me 8 shtator të këtij viti se a do t’i jepet apo jo Kosovës e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Image

Pishina olimpike që po ndërtohet 

Pavarësisht kësaj, Kosova është në qendër të vëmendjes botërore, si shteti i ri aplikon për organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke treguar se është e gatshme për përgjegjësi dhe organizime të mëdha.

Duke shprehur gatishmërinë, duke treguar se është një shtet që ka traditë sportive.

Komiteti Olimpik i Kosovës, me president Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti, kanë bërë strategjinë dhe janë më këmbëngulës se kurrë, se Lojërat Mesdhetare do të organizohen në vitin 2030 në Kosovë.

Disa po dyshojnë!

Kur Sarajeva ka organizuar Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1984, kur Spliti ka organizuar Lojërat Mesdhetare në vitin 1979, kur Kampionati Botëror në hendboll për të reja u mbajt edhe në Kosovë në vitin 1979, në kohën kur ishim të shtypur nga regjimi ish jugosllav dhe në varfëri të madhe, sot jemi shtet dhe është vullneti, fuqia njerëzore e intelektuale dhe kapacitetet materiale shumëfishtë më të fuqishme se në fund të viteve të 70-ta.  

Pse në vitin 2030 të mos organizohen Lojërat Mesdhetare, kjo është vazhdimësi e traditës që ka Kosova në shumësporte.

Lajmi gëzon të gjithë me përjashtim të atyre dashakëqijve që nuk ia dojnë të mirën sportit dhe Kosovës.
Lajmi e gëzon edhe kontribuesin e madh të sportit përkatësisht të notit Agron Zeqiri, kryetar i klubit të notit “Step” nga Prishtina.

Siç merret vesh, Agron Zeqiri është shprehur i gatshëm që të afrojë gjithçka në të mirë të Kosovës.

Është shprehur i gatshëm të sakrifikojë pronën e tij private, infrastrukturën dhe kapacitete që ka, në shërbim të sportit dhe ndihmës për t’u mbajtur Lojërat Mesdhetare.

Këtë ia ka shprehur Komitet Olimpik të Kosovës sepse organizimin e Lojërave Mesdhetare e sheh fitore jo vetëm të sportit por në përgjithësi të shtetit të Kosovës.     

A e dini se Agron Zeqiri është duke ndërtuar qendër sportive të notit, dy pishina olimpike me pishina tjera përcjellëse, salla dhe vende akomodimi. 

Me Lojërat Mesdhetare Kosova do të përfitojë në shumë aspekte përveç stadiumit do të kemi edhe pishinë olimpike, një ëndërr e të gjithëve dhe infrastruktura sportive që do të ndërtohet do të mbetet dhe do t’i shërbejnë brez pas brezit sportistëve të Kosovës, siç po i gëzojmë sot palestrat sportive që u ndërtuan në vitin 1979 në Gjilan, Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë e Prizren. 

Kosova përveç që do të lartësohet, do të shndërrohet edhe një minifuqi sportive me infrastrukturë edhe për shtete jo vetëm të rajonit.

Të gjithë duhet të sakrifikojnë që kjo të bëhet realitet siç ka shprehur vullnetin Agron Zeqiri para KOK-ut, se do ta sakrifikojë tërë kapacitetet që posedon ai për të mirën e sportit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat